RTV Ora - Momenti kur policia nxjerr kasafortën me bizhuteri dhe para nga lumi Erzen

  • 5 years ago
#rtvora

Policia e Tiranës ka organizuar një operacion për kapjen e një grupi hajdutësh që vidhte banesa.

Policia sekuestroi bizhuteri që kalojnë vlerën 25 mijë euro, që u gjetën brenda një kasaforte të hedhur në lumin Erzen.

Autorët e kishin hedhur kasafortën brenda në lumë për të humbur gjurmët.

Operacioni i Komisariatit numër 2 nisi paraditen e së dielës (7 korrik) dhe u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e 3 personave.

"Policia ka bërë të mundur që në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut, të gjejë kasafortën që autorët kishin hedhur në lumë për të humbur gjurmët, si dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre Policia gjeti dhe sekuestroi në cilesinë e provës materiale sendet si më poshtë: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelesa special për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik (elektroshot), një sasi bizhuterish të ndryshme,"-njoftoi policia.

Në pranga ranë:

-E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Vjedhja me pasoja të rënda?, në bashkëpunim.

-A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ?Vjedhja me pasoja të rënda?, në bashkëpunim.

-D.. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes?.

Ndërsa u shpall në kërkim:

-K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ?Vjedhja me pasoja të rënda?, në bashkëpunim dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja M. Gj., banuese në Tiranë, për veprat penale ?Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale? dhe ?Moskallëzim i krimit?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkaterrohet-grupi-hajduteve-sekuestrohen-25-mije-euro-bizhuteri

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended