Pjesemarrje e ulet ne votime

  • 5 years ago
Në votimet që kanë filluar që prej mëngjesit në më shumë se 21.000 qendra votimi janë ftuar të marrin pjesë rreth 10 milionë grekë.

Mes tyre janë edhe 500.000 qytetarë që votojnë për herë të parë dhe pikërisht këtyre ju drejtua me një mesazh Alexis Tsipras pasi hodhi votën e tij.

"U drejtohem posaçërisht të rinjve dhe të rejave, që mos ta lënë në duar të të tjerëve vendimin për të ardhmen e tyre, të jenë ata që do të vendosin për rezultatin".

Nga ana tjetër, lideri i opozitës Kyriakos Mitsotakis u shpreh i sigurt se në përfundim të zgjedhjeve do të jetë fituese partia e tij, Demokracia e Re.
"Sot qytetarët marrin në duart e tyre fatet e vendit. Jam i sigurt se nesër do të gdhihet një ditë më e mirë për atdheun tonë".

Pjesëmarrja në votime ishte e ulet deri ne mesdite, kjo edhe për shkak të temperatuave të larta që i kanë shtyrë njerëzit që ta kalojnë ditën në plazhet e shumtë të vendit. Në kampet partiake druhen se kjo situatë do të vazhdojë deri në përfundim të votimit, duke u shënuar një rekord të ri mospjesëmarrjeje.

Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen pasi Greqia doli nga programet e shpëtimit, por vendi vazhdon të mbetet nën mbikqyrjen e kreditorëve. Qytetarët grekë ftohen sot të vendosin nëse do t?ia besojnë qeverisjen e vendit kryeministrit aktual, Alexis Tsipras, apo do të mandatojnë liderin e opozitës, Kyriakos Mitsotakis.

Sondazhet kanë treguar një avantazh të qartë, që shkon deri në 10%, për Demokracinë e Re të opozitës. Por një pamje e qartë do të jepet rreth dy orë pas përfundimit të votimit, kur do të fillojnë të shpallen rezultatet e para zyrtare.

Recommended