PD nxjerr videon: Ja si komisionerët manipuluan numrin e votuesve - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka vijuar me akuzat në drejtim të KQZ se ka manipuluar numrin e votuesve në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.Në një dalje për mediat, ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi denoncoi përmes një videoje, që sipas tij, është regjistruar në Kavajë ku komisionerët kanë mbushur kutitë e votimit me ID-it e emigrantëve.Bylykbashi paralajmëroi të gjithë komisionerët që janë bërë pjesë e kësaj farse se do të mbajnë përgjegjësi.?Siç do ta shihni kjo është qendra e votimit që nuk ka asnjë garanci, është qendër e hapur. Mund ta shihni ka edhe badge-n e anëtarit të Komisionit, plotësojnë fletën e votimit komisionerët dhe mbushin kutitë më pas ulet tek tryeza e komisionit. Ky komisioner dhe të gjithë këta komisionerë do të mbajnë përgjegjësi penale për veprën penale të mbushjes së kutive. Identifikojnë zgjedhësit pasi marrin informacionin telefonikisht; marrin të dhënat dhe kartën e identitetit të zgjedhësve që nuk vijnë dot të votojnë, përfshi edhe emigrantë, dhe këtë gjë e bëjnë në mënyrë individuale, në mënyrë që të kontrollojnë fluksin e votimit, por siç e shihni, aty nuk ka asnjë votues të paraqitur?Sipas Bylykbashit kjo skemë e manipulimit të numrit të votuesve është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ai paralajmëroi se PD do të dokumentojë prova të farsës së votimit çdo ditë ndërsa I kërkoi prokurorisë që të nisë hetimet.?Kjo skemë kriminale është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Provat janë mbledhur, po dokumentohen përditë e më tepër dhe kallëzimet penale do të bëhen për të gjithë këta persona që janë përgjegjës duke filluar nga KQZ dhe në të gjithë administratën. Sigurisht që është detyrim i Prokurorisë që të fillojë ndjekjen penale por siç e dimë deri më sot nuk ka asnjë veprim dhe siç e dimë mbi dosjen ?339? dhe ?184? nuk ka bërë asnjë veprim.?

Recommended