RTV Ora - "Pse më sheh?" Si nisi konflikti në Kavajë ku u vra kalimtari me bukë në dorë

  • 5 years ago
#rtvora

Policia ka arrestuar 5 të rinj të përfshirë në përplasjen e armatosur në qytetin e Kavajës, ku për pasojë një qytetar humbi jetën aksidentalisht, ndërsa pesë persona të tjerë mbetën të lënduar. Një i 6 i dyshuar për vrasje e plagosje është shpallur në kërkim. Ngjarja që rrezikoi të prodhojë një masakër, nisi për një sherr mes të rinjve dhe fjalinë sfiduese "pse më sheh!"

5 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e rëndë të shënuar dje në Kavajë, ku një 52 vjecar u vra aksidentalisht dhe 5 persona të tjerë mbetën të plagosur në një shkëmbim zjarri mes dy grupe rivale të rinjsh.

Marjus Aliu, është vënë në pranga në spitalin e Durrësit ku shkoi i plagosur gjatë përplasjes me armë.

Ai dyshohet për vrasjen e 52 vjeçarit Ramazan Hasanlliu, i cili sapo kishte blerë bukë në furrën e lagjes e po shkonte drejt shtëpisë.

Në kërkim është vëllai i Vëllai, Denis Aliu, 33 vjeç, ndaj të cilit po ashtu rëndojnë tre akuza për vrasje e armëmbajtje.

Të arrestuarit e tjerë janë Eraldo Hyka, Ardian Dedej, i dënuar më parë, Qazim Merkja dhe Agron Kollcaku.

Ata ishin pjesë e dy grupeve rivale që u përplasën me armë pasi dështuan të zgjidhin me fjalë një konflikt.

Burimet thonë se sherri ka nisur mbrëmjen e së mërkurës mes mes Eraldo Hykës dhe Denis Alisë, ndërsa kanë pasur edhe një përplasje në orët e paradites së të enjtes.

Ndërsa në mesditë, palët mësohet se janë takuar për sqarim pranë lokalit të rivalëve Dedej, ku përplasja përshkallëzoi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Të paktën katër armë zjarri u përdorën në luftën mes të rinjve, ku plumbat krijuan terror dhe nuk kursyen as kalimtarët e rastësishëm.

Veç Ramazan Hasanlliut, që mbeti viktimë u plagosën edhe qytetarët Sali Mekja dhe Arben Hajdini që ndodheshin në një lokal aty pranë.

Ndërkohë nga të rinjtë e përfshirë në konflikt mbetën të plagosur Marjus Aliu, Ardian Dedej dhe Eraldo Hyka, që të tre të arrestuar.

Pas ngjarjes policia shoqëroi edhe disa persona të tjerë të afërm me të rinjtë dhe të dyshuar si të përfshirë në konflikt, por ndaj tyre për momentin nuk janë ngritur akuza.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kalimtari-ne-kavaj-u-vra-me-buke-ne-dore-policia-arreston-5-persona-1-ne-kerkim
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended