Ndryshon emri i Ushtrise se Maqedonise se Veriut

  • 5 years ago
Armata e Maqedonisë së Veriut është emri i ri i ushtrisë së vendit. Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se dje ka nënshkruar vendimin për riemërim. Kjo do të thotë se në periudhën e ardhshme armata duhet të furnizohet me uniforma që do të përmbajnë emrin e ri. Ndryshe, rreth mos ndryshimit të shkurtesës ARM, muajin e kaluar në një takim të përfaqësuesve të Armatës së Maqedonisë dhe NATO-s kishte reaguar Greqia.

?Dje nënshkrova dekretin për mbishkrimet në uniformat e armatës. Tash e tutje do të jetë Armata e Maqedonisë së Veriut. Do të thotë, ka përfunduar edhe kjo pjesë teknike dhe në periudhën e ardhshme furnizimet do të bëhen me mbishkrimet e reja?

Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në kufirin jugor dhe qendrës transitore për pranimin e migrantëve, ka deklaruar se pjesëtarët e armatës nuk do të tërhiqen nga kufiri jugor. Sipas tij, aktualisht nuk ka rrezik për valë migrantësh, kurse vlerësimet e BE-së kanë treguar se Armata është e gatshme të përballet me sfida të këtilla eventuale.

Tv Klan

Recommended