Presidenti i Maqedonisë së Veriut propozon Samit të jashtëzakonshëm për zgjerimin e Ballkanit

  • 5 years ago
Nga Tirana, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimior, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

"Unë propozova që shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm ku do të diskutojmë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, dhe në pas kësaj edhe me alternativat e zgjerimit. Nëse ekziston dakordim për këto punë, konsideroj se Maqedonia e Veriut duhet të jetë mikpritëse e këtij samiti", tha Pendarovski.

Recommended