Shtyhet serish gjyqi per Tahirin

  • 5 years ago
Ashtu si seanca e datës 19 Qershor, edhe ajo e kësaj të mërkure për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri u shty. Shkak u bë mosnjoftimi i njërit prej tre ish-oficerëve të policisë që janë pjesë e kësaj dosje.

Teksa dy ish-krerët e policisë Jaeld Çela dhe Sokol Bode konfirmuan përmes avokatëve marrjen e njoftimit për nisjen e gjyqit në mungesë, kjo nuk ka qenë e mundur për ish-policin Gjergj Kohila.

Në përfundim të seancës Tahiri komentoi me ironi zvarritjen e procesit: ?Keq më vjen që u shty prap, unë do vazhdoj të kërkoj gjithmonë një gjyq sa më të shpejtë se nuk ka më njeri terezi që ky gjyq të zgjasë. Kështu që Shqipëria po ecën para, vetëm gjyqi im ka ngecur?.

Seanca tjetër u caktua për në datën 17 Korrik. Saimir Tahiri ka kërkuar gjykim të shkurtuar në këtë proces, vendim i cili ende nuk është marrë për shkak të shtyrjes se dy seancave të para. Ish-ministri akuzohet nga prokuroria për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprimeve në kudër të këtij grupi.

Tv Klan

Recommended