Zguri: Rezultati i pjesëmarrjes u mor me telefonata, jo nga sistemi elekronik

  • 5 years ago
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, në një deklaratë për mediat, tha se transmetimi i të dhënave paraprake për votuesit në total dhe pjesëmarrjen, shfaq pasiguri për rezultatet reale. Zguri tha se raportimi i të dhënave është bërë me telefonata, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara që janë bërë përmes sistemit elektronik.

"Janë të dhëna jo zyrtare dhe të marra me telefon, cka sjell pasiguri për shifrat e raportuara. Zgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik. Kjo rrit pasigurinë lidhur me shifrat e publikuara", tha Zguri

Sipas Zgurit, ky ose është tregues paaftësie ose parregullsie. "Kjo do të zbulohet nga një proces i kujdesshëm hetimi administrativ", tha ai, duke kërkuar bashkëpunimin e subjekteve zgjedhore që vënë në lëvizje KQZ-në. "Kolegët t'i ndjekin nga afër raportimet mediatike të sjellin qartësi t ëplotë për këtë problematike", tha Zguri.

Recommended