Rama: Fituam përgjithmonë zgjedhjet, fitoi shteti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp për të komentuar mbylljen e procesit të votimit dhe pjesmarrjen gjatë kësaj të diele në zgjedhjet për pushtetin vendor.Rama tha se mazhoranca mori një mbështetje të madhe në këto zgjedhje.Ai tha se ky vend nuk e meritonte baltën e hedhur nga opozita nëpër botë.Rama shtoi se këto ishin zgjedhjet më të vështirë, po zhvillimi i paqtë i tyre dhe pjesmarrja e madhe tregoi se nga ky momente nuk do të ketë më djegie mandatesh dhe bojkot të institucioneve. ? Ne sot fituam sfiden me te keqen dhe konfliktin. Falenderojmë pa fund SHBA, BE dhe partneret e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen. Nga nesër ne kemi një meritë të madhe, qëndruam në anën e duhur të historisë. Këtë të diele fitoi e ardhmja dhe shteti ligjor, përballë atyre që donin ta nëpërkëmbnin. Ne sot fituam betejen me një ekstrem politik. Kryeministri Rama tha se mandati i ri 4-vjecar është borxhi i Partisë Socialiste për të bërë korigjimet e duhura jo vetëm në bashkitë që i ka pasur mazhoranca por edhe në bashkite që i ka drejtuar deri tani opozita.

Recommended