Report TV - Bardhi: Ne nuk trembemi, në këmbë për të ndaluar 30 Qershorin

  • 5 years ago
Gazmend Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike përmes një deklarate për shtyp ka reaguar pas vendosjes nën hetim të dy kryebashkiakëve të PD-së, të Lezhës dhe të Mallakastrës për pengim të zgjedhjeve dhe thirrjeve për dhunë.

Sipas Bardhit procedimi penal i Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj dhe Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, është një goditje e rëdë për demokracinë.

Më pas sekretari i Përgjithshëm i PD ka thënë se deri më tani Partia Demokratike ka treguar vetëpërmbajtje por sipas tij në fund ata nuk harrojnë. Më pas sekretari i PD-së ka deklaruar se pavarësisht shantazheve që vijnë nga Rama, opozita nuk trembet, po ashtu as kryebashkiakët demokrat që sipas tij janë legjitim pavarësisht se nuk do të hyjnë në zgjedhjet lokale.

Për sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit Bardhi vijon të theksojë idenë e opozitës për të mos lejuar zhvillimin e tyre. Ai ka deklaruar se PD së bashku me mbështetësit e tyre do të jenë në këmbë për të ndaluar atë që ata e quajnë 'krimin elektoral' të Edi Ramës në 30 Qershor.

Recommended