RTV Ora - Shiste kokainë në Allias, kapet shpërndarësi i drogës

  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Tiranës godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Finalizimi i operacionit antidrogë të koduar ?Recidivist" sekuestroi 87 gramë kokainë të ndarë në 174 doza gati për shitje.

Në pranga përfundoi poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?.

"Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi A. M., shiste në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

Nga ana e punonjësve të Policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personit të lartpërmëndur me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për tu hedhur në treg në zonën e "Alliasit" ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 87 gram lëndë narkoitke kokainë e ndarë në doza" njofton policia.

Gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet i markës "Mercedez Benz" me të cilin lëvizte i dyshuari për tregtimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shiste-kokaine-ne-allias-kapet-shperndaresi-i-droges
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended