Vendimi i Kolegjit, Meta Presion dhe shantazh, gjyqtarët shumë të trembur

  • 5 years ago
Presidenti Meta tha se vendimi i Kolegjit u mor në kushtet e presionit dhe shantazhit. I pyetur nëse kishte informacione për këtë deklaratë, kreu i shtetit u përgjigj duke thënë se konkluzionin e ka nxjerrë nisur nga fotot e gjyqtarëve në momentin e dhënies së vendimit.

"Mjafton të shikojmë fotot që keni botuar ju dhe duket. Shumë të trembur dukeshin. Zgjedhjet i anulova për shkak të një krize shumë të rëndë politike. Mos prisni nga asnjë ambasador që t'u thotë këtë që po u them unë.

Edhe sikur të bëheshin zgjedhjet pa opozitën, e ardhmja e Shqipërisë dhe çelja e negociatave do të kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë. Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal. Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Shqipëri" tha ai.

Recommended