Report TV -Voskopoja mahnit turistët, mbrëmje e paharrueshme

  • 5 years ago
E diela në mbrëmje në Voskopojë ka qenë një natë e paharrueshme për turistët që zgjodhën të pushojnë në këtë fshat turistik. Festa ?Rrëfej Voskopojën?, e cila u mbajt për të dytin vit radhazi prezantoi për sytë e pushuesve gjithçka mund të ofrojë zona. Në qendër të fshatit u promovua me anë të panaireve puna e duarartave, amvisave të Voskopojës, gatimet tradicionale dhe punimet artizanale.

Atraksioni që ofron Voskopoja bën që turistët të mbeten besnike të saj duke e vizituar atë gjithnjë e më shpesh, rrëfen një turiste amerikane. "Jam shumë e suprizuar dhe e dashuruar me Voskopojën. Kam qenë në Tiranë dhe tani jam në Korçë. Do të rri 5 ditë. Është hera e parë këtu por nuk do të jetë e fundit. Ushqimi është i mrekullueshëm. Çdo gjë është e mrekullueshme" tha një tjetër turiste nga Zvicra.

Për kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo të tilla aktivitete e kanë rritur biznesin e zonës dhe turizmin në vend. Por nuk ka përfunduar gjithçka në një natë. ?Rrëfej Voskopojën? do të vijojë të sjellë të tjera aktivitet që do të promovojnë fshatin turistik.

Recommended