Atentati në Durrës/ Makina u ndoq dhe u qëllua me 45 plumba, tre pistat e hetimit (

  • 5 years ago
Mbi 45 plumba kallashnikovi janë lëshuar në drejtim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, dy anëtarë të bandës së Durrësit, të cilët ishin duke udhëtuar së bashku në një automjet tip ?Range Rover?. Sulmi është kryer në befasi, ku mësohet nga burime pranë policisë së Durrësit se Plarent Dervishaj ka marë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa miku i tij Julian Meçe, ka marë tre plumba në trup dhe që prej ditës së djeshme është transportuar në Tiranë, ku po mer mjekim më të specializuar.

Dervishaj dhe Meçe njihet nga policia e Durrësit si persona me precedentë penalë. Gjithmonë sipas policisë autorët kanë ndjekur nga pas makinën ku po udhëtonin dy objektivat e sulmit dhe më pas kanë qëlluar me breshëri automatikku në drejtim të xhamit të parë të makinës, duke e bërë shoshë me plumba. Meçe dhe Dervishaj që ndodheshin në automjet janë shtrirë menjëherë, duke bërë që pjesën më të plumbave të mos i preknin. Dyshohet se njëri nga objektivat e sulmit ka reaguar më armë, por policia nuk ka dhënë detaje se kush nga të plagosurit ka qëlluar.

Ngjarja e djeshme e ndodhur në 13:20 në afërsi të mbikalimit të Shkozetit në Durrës pritet të sjellë ngjarje të njëpasnjëshme në Durrës, duke hapur serinë e atentateve mafioze në këtë qytet, që muajt e fundit, pas vrasjes së Edison Harizaj, kishte rënë në qetësi. Ndërkohë autorët janë larguar me shpejtësi, duke mos i dhënë kohë policisë që ti arrestojë. Pas ngjarjes policia gjeti të djegur një automjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Nga pjesa e përparme automjeti me targë ?AA 005 MJ? është bërë shoshë nga plumbat në pjesën e xhamit,ndërsa dyshohet se Mecaj e Dervishaj kanë qenë në sediljet e para.Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi, ndërsa janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie, pasi pranë vendit ku iu bë atentati Plarent Dervishatj dhe mikut të tij, Julian Meçajt, ishte një biznes. Pistat ku policia e Durrësit është fokusuar lidhet me fajdet në Durrës, trafikun e drogës dhe hasmëritë e vjetra me një grup në Vlorë dhe Fier. Pritetse me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të dy të plagosurve të merret edhe dëshmia e tyre.Nëse ata i kanë parë autorët do të ndihmonte policinë për kapjen e tyre.

Recommended