Rama mbyll takimin elektoral në Vaun e Dejës, në Shkodër nisin incidentet me policinë

  • 5 years ago
Pasditen e kësaj të enjteje kryeministri Edi Rama mban takime elektorale në Vaun e Dejës dhe Shkodër për të prezantuar kandidatët për kryebashkiakë, Mark Babani dhe Valdrin Pjetri. Siç kishin paralajmëruar, militantët e PD-së të udhëhequr nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe zyrtarë demokratë, tentuan t'i bllokojnë rrugën duke dalë në kryqëzimin e Dajçit. Por kreu i qeverisë zgjodhi një tjetër rrugë duke nisur pa incidente takimin e parë elektoral në Vaun e Dejës.

Shkodra thuajse është blinduar nga prezanca e forcave të policisë, kjo pasi kryebashkiakja Ademi e ka refuzuar takimin elektoral të Ramës duke thënë se nuk mund të bëhet fushatë në pedonalen "Kolë Idromeno", kur presidenti Ilir Meta i ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha takimi elektoral është i paligjshëm dhe se demorkatët e presin me protesta.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë, deklaroi në seancën e sotme plenare se kryebashkiakja Voltana Ademi me vendimin për të mos i lejuar PS-së zhvillimin e mitingut në Shkodër mund të ketë në plan për të bërë një tjetër '2 Prill' referuar ngjarjes së 1991 kur u vranë katër persona, ngjarje që konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Recommended