Report TV - Incidentet në KZAZ, Lleshaj: Zgjedhjet në 30 Qershor

  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Vlora deklaroi sot se nuk ka asnjë informacion se është kërcënuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Partia Demokratike foli dje për një takim që Ministri i Brendshëm kishte pasur, sipas tyre në zyrën e tij me punonjësin e gardës që njëherësh është edhe shoqërues i kryedemokratit Basha, takim në të cilin Sandër Lleshaj - gjithmonë sipas PD-së, i ka thënë gardistit Feim Dollapi, se liderit demokrat Lulzim Basha i kanoset rrezik. Ndërsa kreu i shtetit u vendos në lëvizje dhe thirri në takim, kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Helidon Bendon dhe kreun e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako.

Por, Lleshaj deklaron se takime me trupëroja të gardës ka pasur, por përsëriti se nuk ka informacion se është kërcënuar lideri i opozitës, ndërsa shtoi se letrën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi nuk e ka lexuar. "Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme të takoj truproja të gardës, të pyes ata për vijimin e punës sime. Letra e Gazmend Bardhit më ka ardhur, e keni dhe në gazetë por ende nuk e kam lexuar, e përsëris nuk kam asnjë informacion që kryetari i PD-së, Basha të jetë kërcënuar" deklaroi ai.

Më pas ministri foli edhe për incidentet në Shkodër, ku PD-ja dhe policia bashkiake nuk lejuan që të futen anëtarët e KZAZ-së. Sandër Lleshaj, referuar Voltana Ademit tha se kryetarët e bashkive dhe individët duhet ta heqin nga mendja fjalën dhunë dhe se zgjedhjet do të bëhen në 30 Qershor.

"Puna për 30 qershorin po vazhdon. Ka disa kryetarë bashkishë dhe individë që duan të pengojnë procesin por nuk e arrijnë dot pasi cdo gjë është Kushtetuese. Kryetarët e bashkive dhe individët duhet ta heqin nga mendja fjalën dhunë. Procesi zgjedhor do të vijojë pavarësisht tensioneve. Kush mundohet të pengojë procesin zgjedhor do të përballet me forcën e ligjit" deklaron Sandër Lleshaj.

Recommended