RTV Ora - Në 20 vjetorin e SIGAL, Avni Ponari dekorohet nga presidenti i Austrisë

  • 5 years ago
#rtvora
Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL në Shqipëri, Avni Ponari, është dekoruar me ?Grand Decoration of Honour? nga presidenti i Austrisë. Në një ceremoni të veçantë, Ponari tha se në këto 20 vite kjo kompani ka arritur që të jetë lider në tregun shqiptar dhe jo vetëm. Vlerësime për arritjet u dhanë edhe nga CEO i Sigalit në Austri.

Presidenti i Austrisë ka dekoruar Drejtorin e Përgjithshëm të Sigalit në Shqipëri, Avni Ponarin, me ?Grand Decoration of Honour?.

Kjo dekoratë iu akrodua nga ambasadori i Austrisë në një ceremoni të posaçme, që përkon edhe me 20 vjetorin e SIGAL në Shqipëri.

Z. Ponari tha se në këto dy dekada, SIGAL është bërë kompania kryesore e sigurimit të jetës dhe jo vetëm për miliona klientë.

CEO i SIGAL në Austri vlerësoi punën e kompanisë që është shtrirë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

"20 vite më parë, SIGAL nuk ekzistonte dhe së bashku me një grup të vogël, me pak njerëz, ju vendosët të ngrini këtë kompani nga asgjëja që sot është një lider në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni, duke mbështetur miliona klientë për jetë më të sigurtë".

Ambasadori Satler e cilësoi kompaninë si kampion ekonomie në vend.

Satler: SIGAL Uniqa Group Austria është një kampion, një kampion i vërtetë ekonomie në vend.

Të pranishëm në dekorimin e drejtorit të SIGAL ishin përfaqësues të lartë të shtetit, diplomatë dhe bashkëpunëtorë të kompanisë.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ne-20-vjetorin-e-sigal-avni-ponari-dekorohet-nga-presidenti-i-austrise
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended