20 vjet SIGAL UNIQA, Avni Ponari dekorohet me “Grand Decoration of Honour”

  • 5 years ago
Ky përvjetor i kompanisë lider në treg, mblodhi së bashku me qindra të ftuar e personalitete të fushave të ndryshme, përfaqësuesë biznesesh, trupa diplomatikë, qeveritarë, institucione financiare, partnerë, staf dhe bashkëpunëtorë të SIGAL UNIQA Group Austria.

SIGAL bën plot 20 vjet që nga koha e themelimit më 1999 nga Avni Ponari dhe bashkëpunëtorët e tij të fillimit dhe që prej vitit 2002 kjo kompani ka qenë gjithmonë e para në tregun e sigurimeve me standartet më të larta europiane dhe shërbim e korrektësi maksimale ndaj qindra mijëra klientëve të saj.

?Rrugëtimi 20-vjeçar, që nga 1999 kur ne themeluam Sigalin dhe ishim vetëm 5 veta dhe kishim një kapital vetëm 400 mijë USD, e deri më sot ku jemi mbi 1500 veta dhe me një kapital mbi 35 milionë euro, ka qenë një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, me shumë sfida por edhe i bukur kur shikon se sa shumë besim u kemi dhënë shqiptarëve kudo në Ballkan dhe këtë e vërteton edhe prania juaj sonte.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë klientët, që janë me qindra mijëra në Shqipëri-Kosovë e Maqedoni, të cilët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë. U them që ne çdo ditë do të përpiqemi të përmirësojmë punën tonë dhe do të bëjmë çdo gjë që duhet për të rritur gjithmonë e më shumë cilësinë e shërbimit ndaj tyre, në mënyrë që ky besim që na mban së bashku të shënojë vetëm rritje

Recommended