Po punonte me ekskavator, vdes 52 vjeçari në minierat e Librazhdit

  • 5 years ago
Një 52-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në minierat e hekurit në njësinë administrative Hotolisht të Librazhdit, pas një aksidenti me makinerinë e punës.

Mësohet se 52-vjeçari Hyqmet Velçani po punonte me ekskavator në një nga këto miniera, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje ende nuk dihen.

Në vendngjarje ishin përfaqësues të Inspektoriatit të Punës dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Recommended