Ora News - Vdes 3-vjeçari në Korçë, e zë poshtë bombola e oksigjenit të gjyshit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 3 vjeçar humbi jetën në Mbrorje të Korçës pasi u zu poshtë në banesën e familjes nga bombula e oksigjenit të gjyshit të sëmurë me astmë. Ai kishte marrë dëmtime në trup dhe për pasojë nuk arriti të mbijetojë edhe pse u dërgua në spitalin rajonal. I mituri ndodhej në banesë bashkë me të ëmën dhe një vëlla më të rritur, ndërsa i ati ndodhej në varrimin e një të afërmi të familjes.

Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën në Mbroje të Korçës pasi u zu poshtë nga një bombul oksigjeni që përdorej nga gjyshi i sëmurë me astmë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua paraditen e kësaj të enjteje në banesën e familjes së Artan Duçit në fshatin julglindor.

"Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur, aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë një bombol e madhe me oksigjen e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit. Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë", sqaron policia.

Fëmija i mitur ishte në shtëpi me të ëmën dhe të vëllain 6 vjeçar, por i ka shpëtuar kujdesit dhe dyshohet se ka qenë duke luajtur me këtë bombël oksigjeni në dhomën e gjyshit që ndodhej në spital.

Ai ka marrë dëmtime të rënda trupore, dhe për pasojë ndërroi jetë.

"Ajo ishte bombël se kemi vëllain në spital me oksigjen dhe duke luajtur ndoshta ka rënë".

Të afërmit pohojnë se familja Duçi jeton në kushte të vështira ekonomike ndërsa në momentin e ngjarjes babai i të miturit ka qenë në një ceremoni mortore në fshat.

"Siç tregoi e ëma, unë po bëja një çikë supën t'ia çoja vjehrrit tha, i kisha lënë të dy djemtë matanë kur djali thirri me vrap: Mami, vdiq vëllai! Kur shikoj djalin, gjaku vu.Po qante djali i madh. E mora në krahë djalin e vogël, tha, as nuk përmendej fare.E çuan poshtë. Ne ishim në një vdekje, varrosëm një tjetër, një kushërirë".

Policia e Korçës thotë se ka ngritur një grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, që nga të dhënat e para rezulton të ketë qenë aksidentale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vdes-3-vjecari-ne-korce-e-ze-poshte-bombola-e-gazit

Recommended