Report TV - Fitorja me Moldavinë rikthen qetësinë, Reja e futbollistët të kënaqur

  • 5 years ago
Të çliruar kanë qënë në kampin e Kombëtares pas fitores 2-0 me Moldavinë. Trajneri Edoardo Reja e pranon se pati frikë se kjo ndeshje nuk mund të fitohej por në fund është i lumtur: ?Vuajtëm mbi të gjitha në pjesën e dytë ndërsa në të parën nuk arritëm të konkretizonim. Ishim të lodhur dhe vuajtëm por ndryshe nuk fitohet. Jam i kënaqur pasi ky rezultat do na shërbejë për të luajtur më mirë pavarësisht se kisha frike se mund të mos fitonim?.

Edhe Presidenti Armand Duka është parë i kënaqur pas ndeshjes për të cilën më shumë është i kënaqur me tre pikët dhe nuk është fokusuar tek loja. Duka grupin e cilëson sit ë vështirë.

Myrto Uzuni tha "Unë si lojtar e kërkoj golin por e rëndësishme është që ekipi fitoi edhe falë asistit tim dhe jam shumë i lumtur për këtë pjesë?. ?Shpresoj që të jap maksimumin dhe të shënoj sepse po e pres atë gol me shumë durim? tha Elseid Hysaj për gazetarin Aldo Kozarja.

Sokol Cikalleshi i lumtur deklaroi ?Më shumë më lumturon fitorja pasi ishim në një situatë delikate por jam dyfish i kënaqur sepse arrita t?i hap skuadrës rrugën e fitores. Asgjë nuk është e pamundur sa i përket kualifikimit pavarësisht se është e vështirë. Ne do të luftojmë për vendin e tretë dhe pse jo edhe për të dytin?./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Recommended