“Bild” PD: Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Edi Rama pas publikimit të audiopërgjimeve në Bild, duhet të kishte dhënë dorëheqjen.Alibeaj përmes një deklarate për mediat është shprehur se blerja e votave ka ardhur me ?bekimin? e kryeministrit.Sipas PD-së Rama mbron kriminelët pasi nuk mban dot pushtetin pa krimin.?Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës. Ai nuk mendoi asnjëherë ta japë dorëheqjen për këto skandale, që po pengojnë prej 6 vjetësh nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Duke kërcënuar e sulmuar këdo që ka nxjerrë prova për ta, duke manipuluar të vërtetën, duke fabrikuar dëshmitarë e prishur prova, Edi Rama i ka mbrojtur ata të gjithë nga drejtësia, për të mbrojtur pushtetin e tij të kriminalizuar. Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavaruar, do të kishte zbatuar ligjin, do t?i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive. Edi Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin. Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkeputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit. Me Edi Ramën, synimi i vetëm i të cilit është të mbrojë pasurinë dhe pushtetin e tij të kalbëzuar nga krimi dhe korruposioni, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: Të bashkohen me protestën kombëtare më 8 Qershor. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.?

Recommended