Report TV Ekskluzive - Lista zyrtare e të shkarkuarve dhe të transferuarve në ambasada

  • 5 years ago
Shqiptarja.com zbardh listën zyrtare me punonjësit e shërbimit të jashtë të shkarkuar dhe të transferuar në kuadër të iniciativës reformatore së ndërmarrë nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Në përgjigje të një kërkese të Shqiptarja.com për informacion, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga shërbimi i jashtëm janë shkarkuar gjithsej 10 punonjës pas largimit të Ditmir Bushatit nga drejtimit i kësaj ministrie.

Gjithnjë sipas ministrisë, janë shkarkuar: Artur Porpollogu, Ilda Topalli, Fatjon Demneri, Fatjon Pula Selma Xhoxhaj, Gerarda Ballo, Edvin Bajrami, Edmond Caca, Ilir Hysa dhe Pranvera Skana. Ndërkaq 17 është numri i punonjësve të shërbimit diplomatik, të cilët janë zhvendosur në pozicione të tjera brenda shërbimit të jashtëm, po në kuadër të reformës së ndërmarrë nga ministri Cakaj. Sipas Ministrisë së Jashtme ata janë: Inida Met?hoxha, Artur Bushati, Blerta Derhemi, Enkeleida Riza, Ahmet Lala, Brunilda Koço, Xhelal Fejzo, Adhurim Resuli, Florian Nova, Sadije Xheko, Adrian Mara, Marsela Pango, Marin Meksi, Novruz Çeta, Avenilda Doko, Naureda Minga dhe Viktor Pango.

Arsye e largimeve
E pyetur mbi arsyet e largimit të këtyre punonjësve, Ministria e Jashtme thotë se emërimi në shërbimit e jashtëm ka të bëjë me ekspertizën që personaliteti që do emërohet duhet të gëzojë në momentin e emërimit. Gjithashtu, ministria thekson se emërimi i këtyre personaliteteve është i përkohshëm dhe jo i përhershëm. ?Personat e liruar nga detyra të përmendur në pyetjen nr. 1 janë emëruar në shërbimin e jashtëm bazuar në parashikimet e ligjit 23/2015, neni 31/3, i ligjit 23/2015, në të cilin ligjvënësi shprehimisht ka sanksionuar që; ?Ministri i Punëve të Jashtme mund të emërojë në misionet diplomatike dhe postet konsullore, në raste të veçanta, ekspertë jashtë Shërbimit të Jashtëm, të cilët zotërojnë njohuri dhe ekspertizë, sipas specifikave të pozicionit të emërimit.

Recommended