Tronditet Vlora në mesnatë, shpërthim me tritol fasonerisë së egjiptianit

  • 5 years ago
Vlorë- Një shpërthim i fuqishëm është ndier në rrugën Transballkanike gjatë mesnatës. Një sasi 150 gram tritoli i është vendosur një biznesi fasonerie në pronësi të një shtetasi egjiptian. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës së sotme dhe Policia ka shoqëruar në komisariat një person lidhur me ngjarjen.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se tritoli i është vendosur gjeneratorit të fasonerisë ndërsa para shpërthimit janë para dy persona afër objektit. Nuk njoftohet për të lënduar ndërsa kanë qenë banorët e zonës përreth të cilët kanë ndier shpërthimin dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë. Uniformat blu kanë bërë të mundur menjëherë rrethimin e zonës dhe sekuestrimin e kamerave për të vijuar hetimet lidhur me shpërthimin.

Recommended