Ish minatorët: Projektligji për profesionet e vështira s?plotësoi kërkesat tona Statusi, minatorët zotohen se do tu kthehen protestave në rrugë
Miratimi i projektligjin për profesionet e vështira nuk i ka kënaqur ish minatorët, të cilët janë shprehur se nuk do heqin dorë nga kërkesa për miratimin e statusit. Në një dalje për mediat minatorët nga i gjithë vendi u shprehen se do rinisin protestat pasi premtimi i qeverisë për miratimin e statusit të minatorit nuk u plotësua. Sipas ish minatorëve projektligji i miratuar për profesionet e vështira nuk përputhet me kërkesat që u ishin premtuar. Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, u shpreh se ky projektligj u miratua me nxitim ku mazhoranca përfitoi dhe nga kriza politike
Minatorët kërkuan mbështetje nga e gjithë shoqëria dhe klasa politike në betejën e tyre për status.