Rama: Opozita po ndihmon skeptiket ne BE

  • 5 years ago
Reagimet e opozitës për vendimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave, Edi Rama i sheh si tregues që ajo nuk e do këtë proces dhe se po i jep skeptikëve të zgjerimit në BE mundësi për të votuar kundër vendit tonë.

Edhe pse nënvizon radhët e shkruara në progres-raport për rolin që duhet të ketë opozita, Rama përsërit se nga ana e saj mazhoranca nuk do të ndikohet nga qëndrimi i pakicës, por do të shkojë pa kthim pas drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit.

"Zgjedhjet nuk negociohen, data 30 Qershor buron nga Kushtetuta, si përcaktim në dekretin e Presidentit bazuar mbi Kushtetutën".

Në Parlament, Kryeministri i ktheu përgjigje dhe akuzave të opozitës për një projekt infrastrukturor, atë Milot-Balldren dhe Orikum Llogara.

"Po pse metra teritali janë ato? Këto janë rrugë me standard A".

Si tregues se rrugët me standarte kushtojnë, Rama sjell shembull Maqedoninë.

Por situata nuk ishte gjithë kohës serioze në seancën e kësaj të enjteje. Ndërpreja e fjalës së Kryeministrit nga deputeti Kujtim Gjuzi ka nxitur batutat  e tij.

"Lartmadhnia e tij Gjuzi i Parë. Po kemi ardhur në ngritje, nga Flamuri pa shkop te Gjuzi".

Tv Klan

Recommended