RTV Ora - Hajdari i "ankohet" për opozitën jashtë, Rama: Është puna juaj, secili ka kusurin e vet

  • 5 years ago
#rtvora
Si në çdo seancë tjetër, edhe këtë të enjte nuk mungoi përballja e deputetes Rudina Hajdari me kryeministrin Rama.

Deputetja nuk ra dakord me arritjet e Shqipërisë që numëroi para Kuvendit kryeministri, ndërsa iu "ankua" Kryeministrit se opozita jashtë e akuzon si palë me të.

Rama e ngushëlloi me faktin se nuk është e vetmja por që nuk mund ti ankohet askujt sepse është zgjedhja e saj.

Hajdari: Nuk kemi shëndetësi falas, shëndetësi e dështuar. Ju flisni për rrugë por nuk keni bërë asnjë rrugë të re, më numëroni një rrugë. Ju keni vënë traun.Për farë suksesi flisni?Flisni për integrim ndërkohë që ka fshatra që kërkojnë akoma tre gjëra elementare: Drita, ujë dhe bukë. Është e vërtetë që qëndroj në këtë parlament por çfarë kusuri kam unë që opozita jashtë parlamentare të më akuzojë se jam palë me ju? Pse nuk mund të kem bindjet e mia për këtë vend?

Rama: Për fat të keq politika në këtë vend është ende larg së qenuri arti i të marrurit vesh. Sa i takon kusurit tuaj që ju thonë gjëra që nuk doni ti dëgjoni, më besoni se nuk jeni vetëm.Të gjithëve na thonë gjëra që nuk do të donim ti dëgjojmë për veten tonë por është pjesë e zgjedhjes që bëjmë. Ju keni bërë zgjedhjen tuaj, është e drejta dhe punua juaj, nuk mund ti ankoheni askujt sepse atë kusur e keni për vete siç secili ka për vete kusurin e vet. Siç do të thoshte Kujtim Gjuzi, çdo kush mban kryqin e vet. Sa i takon retorikës, nuk është fjalë e keqe retorika. Retorika është art më vete. Demagogjia është fjalë e keqe.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/hajdari-i-ankohet-opoziten-jashte-rama-eshte-puna-juaj-secili-ka-kusurin-e-vet
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended