Report TV - Masakra e Peshkëpisë/ Fredi Beleri paraqitet sërish në Prokurori

  • 5 years ago
Fredi Bejleri thërritet sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Siç shihet në videon që siguron Report TV, Bejleri shfaqet krah avokatit të tij, ku do ballafaqohet me deklarimet e të tjerëve, që kanë lidhje më këtë ngjarje.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që Bejleri thërritet në Prokurori për të dëshmuar lidhur me masakrën e Peshkëpisë. Në dëshminë e parë, ai ka mohuar që të ketë lidhje me atë ç'ka ndodhur më 10 prillit 1994.

Ai është një personazh i njohur si për drejtësinë dhe politikën, ndërsa i dënuar më parë për nxitje të urrejtjes. Bejleri nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t'u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.

Recommended