Ul siparin “Ne kurthin e Piter Pan 2”

  • 5 years ago
Përfundoi dje super-finalja e një prej prodhimeve më të suksesshme të Tv Klan këtë sezon. "Në Kurthin e Piter Pan" emocionoi në fluturimin e fundit dje. Hapja si një përrallë na bëri edhe njëherë të ëndërrojmë.

Për të vijuar me Arilena Ara, një nga pop-staret që Tv Klan ka zbuluar me ?Gjeniu i Vogël? dhe më pas me ?X Factor? në prag të një bashkëpunimi ndërkombëtar. E ftuara speciale e mbrëmjes, prezantuesja, balerina, këngetarja dhe aktorja Lorella Cuccarini nga Italia solli emocionet e 30 viteve karrierë në skenë. Me një rrëfim personal prekës, në fund prezantueset kënduan ?Volare? të Modugnos.

Igli Tare, futbollisti shqiptar që prej 11 vitesh është drejtor sportiv i Lazios, do të zbulonte plot të pathëna dje.

Një nga momentet më emocionuese ishte dhurimi i shtëpise së Xheison. Me dashurinë dhe kontributin e shumë donatorëve, disa publikë e disa të heshtur, dhe me ndihmën e veçantë të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, në kompleksin rezidencial Ana, Xheison do të akomodojë anëtarët e familjes!

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu edhe njëherë konfirmuan suksesin e një super finaleje! "Piter Pan 3" do të rikthehet sërish sezonin e ardhshëm televiziv!

Tv Klan

Recommended