Report TV -3 Javë pas helmimit masiv, Bulqiza pa ujë të pijshëm

  • 5 years ago
Kanë kaluar 23 ditë nga shfaqja e situatës së helmimit masiv në lagjen e vjetër të Bulqizës dhe ende banorët vijojnë të mos konsumojnë ujin e pijshëm të rrjetit. Konsumimi i ujit i cili vjen nga zona D e minierës është ndaluar nga inspektoriati shtetëror shëndetësor Dibër, pasi ende nuk zyrtarizuar shkaku nga se u helmuan më shumë se 140 persona. Sipas Drejtori të Shëndetit Publik Bulqizë, Flamur Meta situata tashmë është në dorën e Institutit të Shëndetit Publik në tiranë, pasi pritet të dalin analizat fiziko-kimike e toksikologjike.

"Lidhur me problemin nuk është mbyllur procesi i grupit të punës, pasi për situatën është ngritur një grup me ekspert përkatës. Meqenëse është një nga faktorët uji i pijshëm ky grup pune do të dale me një raport i cili ende nuk është mbyllur. Me daljen e raportit do të bëhet njoftimi zyrtar për të vepruar më tej në lidhje me ujin. Me pak fjalë ne jemi në zbatim të vendimit të ndërmarrë nga inspektoriati shtetëror shëndetësor Dibër dhe do të jetë prapë inspektoriati. Aktualisht inspektorati ka në fuqi që uji mos të pihet", shprehet Flamur Meta.

Me 4 Maj në lagjen e vjetër të Bulqizës u helmuan mbi 140 qytetarë të cilët përfunduan në spital me dhimbje barku dhe diarre.

Recommended