Ky është realiteti me të cilin përballen banorët e lagjes Fushë-Kërçik në Kamëz prej më shumë se 10 ditësh. Dikur pjesë e Bashkisë Tiranë, tani nën administrimin e Kamzës, në vitin 2020, në kohë pandemie, në mes të verës, ata duhet të përballen me mungesën e ujit. Në këtë hark kohor prej 10 ditësh, banorëve iu është dashur të blejnë ujë me bote për të mbushur depozitat. Ata i janë drejtuar disa herë bashkisë dhe UKT-së Kamëz, por pa rezultat. Si zgjidhje duket se quajtën dërgimin e një boti, që mundi të furnizojë vetëm 5 familje. Kryeplaku i lagjes mundohet të qetësojë banorët që ka nën kujdesin e tij. Ai pretendon se po kryhen punime, por banorët nuk janë lajmëruar për këtë ndërhyrje, e megjithatë realiteti është shqetësues. Bashkë me Televizionin Klan Plus, banorët e kësaj lagjeje iu drejtuan Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz. Në hyrje të saj, ata bënë edhe një ironi. Drejtori i këtij institucioni, Shpëtim Leskaj, me insistimin e televizionit tonë dha versionin e tij se përse gjendemi përballë një situate të tillë. I pranishëm ishte edhe një nga banorët e lagjes Fushë- Kërçik. Ai i kërkoi sqarime dhe garanci se kur do të zgjidhej problemi. Në fund, Leskaj u shpreh se sistemi i Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë territorin e Kamzës është tejet i amortizuar. Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/