Report TV - 'Mjaft më me rrena'/ Minatorët protestë te Parlamenti, shtyhen me policinë

  • 5 years ago
Dhjetra minatorë me parulla në dorë kanë dalë në protestë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë ku po mbahet edhe seanca plenare.

Minatorët kanë deklaruar se po protestojnë në lidhje me 'statusin e minatorit për të cilin thonë se vetëm po mashtrohen dhe se pesnionet e tyre janë shumë të ulta.

Ata kanë kërkuar që 'statusi i minatorit' të miratohet i gjithë dhe jo i ndarë vetëm në disa pika.

"Të dalin të na thonë nëse janë burra, të dalin te na thonë edhe nëse nuk na e japin. Nuk e meritojmë kemi punuar 160 metra poshtë. Ktë kërkojmë ne. Ne nuk kërkojmë pushime në Haëai", ka thënë një nga protestuesit. Në këtë protestë ka patur edhe momente tensioni ku disa prej minatorëve janë shtyrë me policinë.

Minatorët kanë dalë në protestë edhe në qytetin e Korçës, Devollit, Pogradeci dhe Ersekës. Syrja Ruçi, kreu i sindikatës së minatorëve të Korçës u shpreh se ata po protestojnë për të drejtat e tyre .

" Nuk po na e vene veshin. Po na genjejne per statusin. Kerkojme djersen tone. Pension 35 mije lek te reja. Vitin e fundit mbi 20 minatore nga Korca kane humbur jeten nga semundjet profesionale. Nuk na rimbursohen ilacet. Nuk duam therrime,duam statusin. Do pershkallezojme protestat deri ne greve urie" është shprehur Ruçi.

Recommended