Bojkoti i opozitës/ Gjermania: Kanë përgjegjësi për të qëndruar besnikë tek votuesit e tyre

  • 5 years ago
Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schütz e pranishme në konferencën për sigurisë në rajonin e Ballkanit kishte edhe një mesazh politik. Referuar situatës politike, ku opozita PD-LSI kanë dalë në rrugë në protesta dhe kanë deklaruar se nuk do të marrin në zgjedhje, Schütz u shpreh se partitë politike kanë përgjegjësi për të punuar në interes të vendit dhe për të qëndruar besnikë te votuesit e tyre.

"Aktorët kërcënues në këtë rajon janë të nënvizuara në axhendën tonë, ekspertët dhe analistët do të flasin për këtë temë ditën e sotme. Shqipëria është kandidate për në BE, aspirante. KE do të prezantojë raportin për progresin e Shqipërisë dhe për të bërë publike reformat.

Parlamenti gjerman do të marrin vendimin e tyre për Shqipërinë për hapat e mëtejshëm. Jam e bindur se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Përgjegjësinë që kanë partitë politike për të punuar në interesin e vendit dhe për të qëndruar besnikë te votuesit e tyre.

Polarizimi i thellë politik dhe bojkoti i institucioneve demokratike dhe i proceseve vendimmarrëse kanë ngadalësuar ndjeshëm procesin e reformave dhe nuk kanë qenë aspak të dobishme në avancimin e vendit në rrugën e saj të integrimit në BE" deklaroi Susanne Schütz.

Recommended