“Marija Kiri Skllodovska”, rikonstruim i objektit

  • 5 years ago
Në shkollën e mesme të qytetit ?Marija Kiri Skllodovska? do të nis rikonstruimi i tërësishëm i fasadës së shkollës. Sipas drejtorit Blerim Nebiu, shkolla është ndërtuar në vitin 1968 dhe deri më sot nuk është investuar asgjë. Nebiu tha se kushtet në shkollë ishin të vështira për shkak se konstruksioni i saj përbehet prej xhamave duke shkaktuar vështirësi në mirëmbajtjen e temperaturës gjatë periudhave të ndryshme të vitit. Investitorë është Qyteti i Shkupit me vlerë prej 44 milionë denarë ndërkohë që punimet ndërtimore pritet të përmbyllen më fillimin e vitit të ardhshëm shkollor 2019-20.