Report TV - E plotë, Nallbani analizon sezonin e Tiranës, fajtorë janë lojtarët, por ia dalin

  • 5 years ago
Nëse llogaritë për titullin janë mbyllur krejt e kundërta ndodh me mbijetesën në Superligë. Së bashku me Kastriotin tepër e rrezikuar është edhe Tirana, klubi që vetëm këtë sezon është rikthyer në elitë. Në një intervistë për ?report tv?, legjenda e klubit bardheblu, Blendi Nallbani, për këtë situatë është shprehur:

?Më vjen shumë keq që Tirana po përsërit atë që ka ndodhur para dy vitesh. Është një moment shumë i vështirë që po kalon klubi, por fajtorët kryesorë janë lojtarët.?

Për mbijetesën gjithçka do të vendoset në dy javët e fundit, por sipas Nallbanit Tirana duhet ta kishte zgjidhur më parë.

?Në minutat e fundit ndërhyjnë shumë faktorë sepse ne këtu jetojmë. Këto ndodhin në Shqipëri, por edhe në vende të huaja.?

Pavarësisht veshtirësive, ish-portieri i badhebluve, është optimist se Tirana në fund do ia dalë.

?Kam shumë besim te ekipi i Tiranës, te emri i madh, te klubi. Kam bindje të plotë se do t?ia hedhë edhe këtë radhë.?

Në karrierën si futbollist Nallbani ka qenë edhe pjesë e Partizanit, për të cilin thotë se e meritoi plotësisht titullin kampion.

?Partizani bëri një kampionat shumë të rregullt, të saktë dhe pa ndërhyrje. Suksesi ishte me meritë?