Zaev: Riformatimi i qeverisë, deri në qershor

  • 5 years ago
Analiza e punës së ministrave pritet të përfundojë deri në fund të muajit maj kurse fillimi i qershorit do të kompletojë kabinetin e ri qeveritar. Kryeministri Zoran Zaev njofton se përveç ndryshimit të ministrave do të ketë ndryshime edhe në partinë e tij dhe në shumë institucione të tjera. Secili nga ministrat e pyetur deri tani shpreson që emri i tij të mos jetë në listën për ndryshime por vendimin e kanë lënë në duart e krerëve Zaev dhe Ahmeti.

Recommended