Wake Up/ Adrian Paci vendos “Ekranin e Artit”, në oborret e shtëpive shkodrane

  • 5 years ago
Art House sjell për të tretin vit radhazi festivalin ?Ekrani i Artit?, i cili do të mbahet në qytetin e Shkodrës, nga data 16 -19 maj. Në ?Ekranin e Artit?, do të bashkëjetojnë filmi dokumentar mbi artin me atë eksperimental dhe videoartin. Por ky festival filmi i lindur në Firence, duket se e ka kthyer në një shtëpi të dytë kryeqendrën e veriut, pasi do të jetë pikërisht Teatri Migjeni i cili do të mirëpresë ceremoninë e hapjes shoqëruar me përzgjedhjen e parë filmike. Më pas projeksionet do të vazhdojnë në hapësirat e Art House, në oborret e shtëpive shkodrane (oborri i shtëpisë së Pashko Vasës, i shtëpisë së Llazanve dhe asaj të Kolë Idromenos), duke gërshetuar hapësirat private me ato publike e njëherazi dhe atmosferën tradicionale me atë bashkëkohore.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended