Ceremonia e varrimit për Dëshmoren e Kombit, Zarife Hasanaj

  • 5 years ago
#rtvora #zarifehasanaj

Ceremonia e lamtumirës së nëntetares Zarife Hasanaj nuk ka përlotur dhe prekur vetëm familjarët. Trupi i pajetë është përcjellë me nderime nga kolegët, ndërsa shqiptarët e përcollën në heshtje në ditë zie dhe në flamurin në gjysmë shtizë.

Petro Koçi: Komisioni Qëndror i Shtabit të Atdheut me vendimin 700/81 datë 06.05.2019 shpall Zarife Muharrem Hasanaj Dëshmor i Atdheut.

Babai i efektives që humbi jetën në shërbim të atdheut mes lotëve puthi flamurin kuq e zi.

Qindra shqiptarë morën pjesë në homazhet në nder të 32- vjeçares.

Para trupit të Dëshmores së Atdheut janë përkulur presidenti Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama, kreu i opozitës Basha, ministra dhe deputetë.

Edi Rama: Vajza, e mbështjellë me flamurin e atdheut, është sot mishërimi tronditës i së vërtetës së përditshme të besnikërisë ndaj atdheut, të përkushtimit dhe të sakrificës për atdheun, që e kanë krijuar dhe e rikrijojnë përditë në kryerjen e misionit të saj, qenien e patjetërsueshme dhe të pazëvendësueshme të Forcës së Armatosur të Republikës, një bashkësi burrash e grash, vajzash e djemsh që jetojnë çdo ditë, çdo orë të ditës dhe të natës, me misionin që të na mbrojnë të gjithëve ne nga çdo kërcënim i jashtëm dhe të sigurojnë vendin dhe dinjitetin e merituar për Shqipërinë në bashkësinë e madhe të familjes së popujve të rreshtuar në anën e duhur të historisë, krah për krah në çdo sfidë dhe mision të NATO-s.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended