Spaho: Gjyq politik për Klevis Balliun në Ditën e Evropës! Rama t'i harrojë zgjedhjet më 30 qershor
  • 5 years ago
"Një proces tërësisht i montuar politik nga policia dhe prokuroria me synimin për të burgosur deputetin Klevis Balliu dhe 5 qytetarë të tjerë të Unazës së Re në mënyrë që të realizohet vullneti i Edi Ramës. Kemi indicie të qarta që Edi Rama është urdhëruesi për t'i burgosur Klevis Balliun dhe qytetarët e tjerë me synimin që të frikësojë qytetarët që të mos i bashkohen rrugës dhe orotestave që kemi filluar për të rrëzuar atë. Edi Rama duhet të ketë parasysh një gjë, nuk ka manovër që e shpëton, do përfundojë në koshin e historisë se po sillet si diktarorë. Njerëz që mbrojnë pronën e tyre dëshiron t'i fusë në burg. I kanë kursyer shtetit 40 milionë euro që do t'i merrnin hajdutët, dhe këta njerëz kërkohet të futen në burg, kurse ata që do vidhnin 40 milionë euro nuk dihet nga janë. Vetëm formalisht kanë filluar hetimet dhe ato kompani vazhdojnë edhe marrin tenderë. I patë ato gra me paterica, ja kanë thyer këmbën asaj ditën që morën Klevis Balliun, u dënua njeri? Jo sepse ajo është e njerkës, i morën burrin në burg, ka edhe djalin në burg, i thyen edhe këmbën. Drejtësia e Ramës kërkon të fusë në burg deputetët e opozitës. Gjyqe politike në ditën e Evropës. Sot që në Tiranë janë me dhjetëra presidentë të rajonit, Rama me veglat e tij në polici dhe prokurori, përpiqet të fusë në burg përfaqësuesit politikë të qytetarëve se protestojnë kundër padrejtësive të kësaj qeverie ndaj qytetarëve. Për ne nuk ka kthim pas. Ta harrojë që me 30 qershor do bëjë zgjedhje. Nuk ka zgjedhje, do ketë vetëm largim të Edi Rama", - tha në një deklaratë për mediat Edmond Spaho.
Recommended