Princi Harry dhe Meghan Markle bëhen me djalë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Familja mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar po feston. Princi Harry dhe Dukesha e Sussex Meghan u bënë me djalë mëngjesin e kësaj të hëne, duke sjellë në jetë pjesëtarin më të ri të familjes, djaloshin i cili peshon 3.26 kg.Lajmin shumëpritur e konfirmoi edhe Princ Harry, i cili në daljen e parë para kamerave, dukej shumë I emocionuar.Princ Harry: ?U bëmë me djalë këtë mëngjes. Ai është një djalë i shëndetshëm. Nëna dhe foshnja janë mirë. Është eksperienca më e bukur, nuk mund ta imagjinoj. Ndihem shumë krenar për bashkëshorten time?.Megjithatë çifti i familjes mbretërore ende nuk kanë menduar për emrin e fëmijës që pritet të jetë I shtati në radhë për marrjen e fronit.Kryeministrja britanike Theresa May ka uruar ardhjen në jetë të princit të vogël.Urim ka ardhur edhe nga babai i dukeshës Meghan, Thomas Markle, marrëdhëniet e të cilit me vajzën e tij nuk kanë qenë të mira prej më shumë se 1 viti.Sipas protokollit mbretëror, Meghan e Harry shumë shpejt do të dalin para publikut me foshnjën e tyre të parë.

Category

📺
TV

Recommended