RTV Ora - Rritet kriminaliteti në vend, 30 vrasje në katër muajt e parë të 2019

  • 5 years ago
#rtvora

Katër muajt e parë të këtij viti janë mbyllur me bilanc të përkeqësuar për sa i përket numrit të vrasjeve në vend.
Gjatë katër muajve të parë numri i viktimave nga krimet kundër personit është 30, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë.
Nga fillimi i vitit janë kryer 24 vrasje, 9 nga të cilat janë brenda familjes, por numër të shtuar kemi dhe vrasjeve mafioze.
Vrasjet mafioze kanë tronditur vendin nga veriu në jug, ku mund të përmenden vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, ekzekutimin e avokatit në Elbasan, ajo e Jurgen Kurtit në Tiranë, atentatin me dy të vdekur në Vlorë, por dhe krimi më i fundit në Laç që përfundoi me ekzekutimin e dy të rinjve.
Rritja e krimit në vend konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT nëpërmjet publikimit të statistikave vjetore për vitin 2018.

Sipas raportit për vitin e shkuar janë rreth 35 mijë vepra penale, me rritje 0.4% krahasuar me 2017.
Sipas INSTAT, në 2018 janë evidentuar 120 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 119 që ishin në vitin 2017, ndërsa vihet në dukje dhe numri i lartë i vjedhjeve të banesave dhe biznesve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rritet-kriminaliteti-ne-vend-30-vrasje-ne-kater-muajt-e-pare-te-2019
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended