Report TV -Ndryshimet e Kodit/ 3 vjet burg kush bllokon rrugët!

  • 5 years ago
Report TV zbardh ndryshimet e plota që socialistët kërkojnë të bëjnë në 11 fusha të Kodit Penal. Gjithsej propozohen 23 ndryshime, ndër të cilat, propozohet që të dënohen personat që bllokojnë rrugët. Teksa opozita po ë bën këtë çdo të enjte, qeveria e kërkon dënimin nga gjoba, deri në 3 vjet burg.

Goditja për shkak të detyrës dënohet aktualisht me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet, ndërsa socialistët propozojnë që gjoba të hiqet fare, dhe dënimi të jetë vetëm me burg deri në 2 vjet për funksionarët e thjeshtë, 3 vjet kanosja e të zgjedhurve, 4 vjet kanosja e policëve dhe tre vjet kanosja e personelit shëndetësor.

Ashtu siç kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar në goditjen për shkak të detyrës, do të përfshihen edhe të zgjedhurit e funksionarët publik, punonjësit e policisë dhe bluzat e bardha. Kush ngre dorë ndaj tyre për shkak të detyrës që përfaqësojnë, do të dënohe me burg nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie. Kur kjo vepër penale kryhet në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën, dënimi shkon nga 3 deri në 5 vjet burg.

Siguria ushqimore ka parashikimet më të ashpra. Deri më tani, një person që fuste lënë të ndaluar në ushqime, edhe në rast se nga kjo vdesin persona, dënohet nga gjoba deri në 10 vjet burg. PS propozon që në çdo rast kjo vepër të dënohet me burg, ndërsa kur nga këto veprime janë prekur fëmijë ose gra shtatzëna, të dënohet me burgim nga dhjetë vjet deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Ndryshimet në Kodin Penal kanë një kapitull të veçantë për dhunën në aktivitete sportive. Goditja ndaj njerëzve të sportit dënohet me burgim nga një deri në tre vjet, e në rast përsëritjeje deri në pesë vjet. Burg parashikohet edhe për ata që hedhin sende në fushë apo hyjnë brenda saj, deri në 5 vjet.

Prishja e qetësisë publike deri tani dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Socialistët parashikojnë që gjoba të jetë nga njëqind mijë deri në një milion lekë, si dhe kjo vepër të dënohet në rrethana rënduese edhe me burgim deri në dy vjet.

Armëmbajtja pa leje me Kodin Penal në fuqi dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Socialistët propozojnë rritjen e dënimit nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Sa i përket nenin 96 që më herët ka qenë mjekim i pakujdesshëm, në ndryshimet e reja, neni propozohet të quhet "Neglizhenca në trajtimin mjekësor". Neglizhenca në trajtimin mjekësor që shkakton vdekjen e pacientit, dënohet me burgim deri në katër vjet. Ndërkohë që në nenin aktual, është nga gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

Një nen i veçantë krijohet edhe për shkeljen e të drejtave të autorit, ku çdo vepër që mbrohet nga e drejta e autorit dhe që shpërndahet pa pëlqimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, dhe nëse bëhet në bashkëpunim ose në mënyrë të përsëritur, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 197 pëson ndryshim në themel, pasi tashmë lojërat e fatit ndalohen me ligj. Organizimi i lojërave të palejuara, siç janë garat sportive apo lojërat e fatit dënohet me burgim deri në tre vj...

Recommended