Gati paketa e ndryshimeve ne Kodin Penal

  • 5 years ago
Qeveria ka gati draftin e paketës së ndryshimeve në Kodin Penal. Këto amendime parashikojnë ashpërsime të dënimeve për një sërë kategorish të veprave penale që nisin nga dhuna ndaj të zgjedhurve e deri tek ajo ndaj kafshëve.

Një nga nenet që do të preken në Kodin Penal është dhe ai për abuzimet me sigurinë ushqimore që Kryeministri zbulon se propozohet që dënimi të shkojë deri në 10 vjet.

Ashpërsim të dënimit do të ketë dhe për personat të cilët bllokojnë akset e qarkullimit rrugor.

Dekriminalizimi për mjekimin e pakujdesshëm por dhe ashpërsim të rasteve kur ka neglizhencën ndaj pacientëve nga mjekët si dhe për dhe dhunën ndaj këtyre të fundit, janë parashikuar në paketën e ndryshimeve.

Dhuna në aktivitete sportive,  mbrojtja e të drejtës së autorit, organizimi i lojërave të paligjshme të fatit, krimet mjedisore, armëmbajtja pa leje si dhe krime që kanë të bëjnë me dëmtimin e zonave të mbrojtura, florën e faunën janë të gjitha vepra që do të njohin ashpërsim në Kodin Penal pasi drafti i qeverisë t?i nënshtrohet diskutimeve publike dhe në komisionet parlamentare.

Tv Klan

Recommended