“Toyota Yaris”, belgët konfirmojnë: U shitëm mjetet kushërinjve Vladi - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtatë shtetasit belgë që kanë shitur makinat ?Toyota Yaris?, në njërën prej të cilave u sekuestruan edhe 3.4 milionë euro, konfirmojnë se mjetet u ishin shitur dy kushërinjve, Alfred e Elvis Vladit.Në letërporositë e mbërritura nga autoritet Belge, thuhet se deklarimet e tyre janë marrë për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Belgët kanë konfirmuar se makinat Toyota Yaris u janë shitur kushërinjve Vladi konform të gjitha procedurave, vlera e të cilave shkonte nga 1 deri në 2 mijë euro.Nga ana tjetër, personi që ka shitur pikërisht mjetin ku u gjet shuma e parave, mohon të ketë dijeni për to, duke deklaruar se nuk ka lidhje me personat që mund të kenë futur eurot brenda mjetit.Në letërporositë e mbërritura nga Belgjika e Gjermania thuhet se kushërinjtë Vladi nuk etiketohen si persona të përfshirë në veprimtari kriminale në vendet e tyre, ndërsa përgjigja për ta pritet edhe nga Britania e Madhe.Alfred Vladi dhe kushëriri i tij Elvis Vladi vijojnë të jenë në kërkim nga policia.

Recommended