BOOM - 30 prill 2019 - Gruan e zë belaja, prej 13 vitesh s'merr dot borxhin që i ka dhënë pronarit

  • 5 years ago
#rtvora
Emisioni BOOM ka sjellë sot shqetësimin e një gruaje, të cilën e ka zënë halli me ish-pronarin e saj. Në vitin 2006 Pranvera Alimeri i dha 5700 euro për ti paguar punëtorët në një fabrikë tekstili.

Por kanë kaluar 13 vjet dhe gruaja ka marrë vetëm 1600 euro, ndërsa pjesën tjetër nuk e ka marrë ende.

Pranvera Alimeri: Në shkurt 2006 kam i kam dhënë pronarit me dëshirën time 5700 euro për të paguar një muaj punëtorët që ishin pa paguar. Mua më erdhi keq se punëtorët po i ikin dhe unë shpreha dëshirën që ta ndihmojë. Më tha që do ti jap në prill. Në 2013 më ka dhënë 1600 euro. Të tjerat më tha që do të ti jap.

Unë kam shkuar tek krimi ekonomik. Aty më thanë që kjo është çështje civile dhe më tha që duhet të hapësh gjyq. Gjyqtari e lexoi çështjen. Gjykatësi tha meqë ti ke hall, këtë shumë ta ndajmë në 3 muaj nga 1100 euro, por prap nuk na ka dhënë asnjë lekë.

Boom kontaktoi edhe me Kasëm Xhenetin, i cili premton se shumë shpejt do t'ia shlyejë borxhin zonjës Pranvera.

Kasëm Xheneti: Po ti kisha pasur deri tani do i kisha shkuar në mes të natës dhe do t'ja ja kisha dhënë. Ajo nuk ka faj, fajin e kam unë. Por ajo edhe këtë nuk do ta di, hallin që unë kam patur. Shpresat janë të mëdhaja. Kaq! Unë nuk dua të premtoj më. Kjo nuk ka pse të frikësohet. Unë jam përpara ligjit dhe nuk mund ti shmangem kësaj pune. Unë jam optimist që kjo punë shumë shpejt do të mbarojë. Unë kam qenë në hall të madh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-gruan-e-ze-belaja-prej-13-vitesh-smerr-dot-borxhin-qe-i-ka-dhene-pronarit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended