Report TV -Breshka 'kareta-kareta' gjendet e ngordhur në plazhin e Vlorës

  • 5 years ago
Një breshkë e tipit "Kareta-Kareta" është gjetur e ngordhur në brigjet e detit të Vlorës. Bëhet fjalë për një breshkë me gjatësi rreth 80 cm dhe gjerësi 50 cm, me peshë mbi 50 kg. Mësohet se kjo breshkë gjendet kryesisht në thellësi dhe mendohet se ka qenë pikërisht mungesa e ujit ne bregun e detit shkak për ngordhjen e saj.

Sipas specialistit të agjencisë së zonave të mbrojtura, Lavdosh Shkurtaj, është rasti i dytë i evidentuar në ujërat e detit në Vlorë. Problematike mbetet fakti se specie të tilla në mjaft raste gjenden të ngordhura, ndërsa një fakt i tillë lidhet edhe me ndotjen e detit.

Recommended