RTV Ora – Balla këmbëngul: Zgjedhjet janë të gjithëpranuara me këdo që merr pjesë

  • 5 years ago
#rtvora
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla vijon të këmbëngulë se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen dhe i kujtoi opozitës vitet e burgut që parashikohen në rast se bllokohet procesi zgjedhor.

"Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen. Janë të gjithëpranuara me këdo që merr pjesë në zgjedhje. Ritheksoj se nuk ka asnjë forcë politike që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet e lira demokratike. Kush mendon se mund të marrë pushtet në tavolinë apo të përdorë Kodin Zgjedhor si alibi për humbjen e radhës e ka gabim. Afatet e Kodit Zgjedhor janë të qarta."

Balla iu shmang pyetjeve për një takim me presidentin Meta dhe kë do të ketë përballë PS në zgjedhjet e 30 qershorit.

"Nuk kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihen mbi parimin e kundërshtimin të votës së popullit pasi duhet të jetë e qartë se zgjedhjet janë të popullit, partitë kanë detyrë të marrin pjesë në zgjedhje. Një parti që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk mund të jetë politike."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balla-kembengul-zgjedhjet-me-30-qershor-do-mbahen-i-kujton-burgun-opozites
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended