Gjenerata e 6-të e Programit 'LEAD Albania 2019' dhuron pemë për Tiranën

  • 5 years ago
Gjenerata e 6-të e Programit të AADF ?LEAD Albania 2019? iu bashkua kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbjelljen e 29 pemëve të reja në Parkun e Liqenit Artificial.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se falë reshjeve të shiut, ky muaj ka qenë fantastik për të thyer rekordin e këtij viti në mbjelljen e pemëve të reja, ndërsa vlerësoi Fondacionin Shqiptaro-Amerikan në përgatitjen e të rinjve dhe të rejave shqiptare me përvojë të drejtpërdrejtë në procesin e qeverisjes së Shqipërisë.

?Sa bukur që stina jonë e mbjelljeve shkon me një metaforë shumë të bukur të një mbjellje tjetër që ka ndodhur në Shqipëri, falë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, që ka të bëjë me një fidanishte djemsh dhe vajzash super të talentuar të cilët kanë punuar në administratën shqiptare. Unë besoj se fidanishtja e vërtetë nuk janë pemët tona për statistikën e vitit, por janë djemtë dhe vajzat që janë mbjellë nga fondacioni në secilën ministri, bashki apo institucion?, tha Veliaj.

Duke vlerësuar nismën e Bashkisë së Tiranës, kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Majkëll Granoff, tha se projekti për mbjelljen e pemëve është një metaforë shumë e mirë për programin LEAD, që synon përgatitjen e liderëve të ardhshëm në fusha të ndryshme. ?Projekti për mbjelljen e pemëve është një metaforë shumë e mirë për programin tonë, për atë çka fondacioni po përpiqet të përmbushë duke mbjellë pemë të mrekullueshme në të gjitha hapësirat e shoqërisë shqiptare. Mundësia për të qenë këtu me kryebashkiakun dhe mbjellja e këtyre pemëve, është një mënyrë shumë e mirë për të treguar se çfarë mund të bëjmë së bashku. LEAD Albania është një tempull i shkëlqyer i përpjekjeve tona për gjetur të rinjtë më të mirë dhe më të ndritur në Shqipëri, për t?u dhënë atyre një mundësi për të shërbyer në pozicionet më të larta të qeverisë, dhe të kenë një eksperiencë që me shpresë do të krijojë gjeneratën tjetër të liderëve?, tha Granoff.

Recommended