Aksidenti me dy të vdekur në Tapizë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy persona mbeten të vdekur dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në orët e vona të së shtunës në Tapizë në aksin Kamëz-Fushë-Krujë.Sipas të dhënave të para të policisë tek rrethrrotullimi  i Tapizës, mjeti tip Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç,  ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja  shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.Ndërkohe janë plagosur edhe dy femra të tjera që ndodheshin në këtë makinë si pasagjere. Ato u dërguan me urgjence në spital por mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.Ende nuk dihet se cilat kanë qënë shkaqet që kanë sjell këtë aksident tragjik në Tapizë.Megjithate pamjet e Audit qe doli jashte rruge tregojne nje demtim te madh te mjetit duke hamendesuar se drejtuesi I tij, viktima E.H mund të ketë qënë me shpejtësi tej normave te lejuara.

Recommended