Gjykata e Krimeve të Rënda le në burg Elton Piklin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg edhe Elton Piklin, të arrestuarin e pestë për supergrebitjen e Rinasit.Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa i riu nga Kruja mësohet se u përfaqësua nga një avokat kryesisht. Ai ka mohuar të ketë qenë pjesë e grabitjes me armë.Ndërkohë një nga të arrestuarit e tjerë, imami nga Kruja Oltion Veseli, përmes avokatit të tij ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që e la në burg, me pretendimin se është i pabazuar në prova dhe fakte.Të enjten policia ushtroi sërish kontrolle me mjete speciale në banesat e disa prej të arrestuarve, por deri në tani nuk është arritur të gjendet asnjë valutë nga rreh 6 milionë euro që u grabitën mesditën e 9 prillit.Alkond Bengasi është personi kyç mbi deklarimin e të cilit grupi hetimor ka identifikuar pothuajse të gjithë anëtarët e bandës.Krahas të arrestuarve të tjerë Saimir Cela dhe Renaldo Sulaj në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala si dhe dy shtetas kosovarë.Hetuesit po verifikojnë edhe rolin e një femre si bashkëpunëtore ndërsa kreu i grupit, Admir Murataj u vra ditën e grabitjes gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Recommended